Panik në qendër tregtare/ Rojet e sigurisë nxjerrin armët ndaj dy personave, qëllojnë...

Tirana

Panik në qendër tregtare/ Rojet e sigurisë nxjerrin armët ndaj dy personave, qëllojnë...

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 13:08
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një konflikt, i cili ka shkuar deri në përdorimin e armëve është regjistruar pasditen e djeshme në një qendër tregtare në Tiranë.

Dy persona, me motor janë përleshur me rojet e sigurisë. Të dy palët kanë nxjerrë armët dhe kanë qëlluar, por deri më tani nuk raportohen të lënduar.

Dëshmitarë nga vendngjarja shprehen se pati disa të shtëna. Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, një nga rojet e nxjerr armën dhe e drejton lart.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij konflikti, por policia nuk ka patur asnjë reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat