Ngjarje e rëndë/ Rrëzohet ashensori në mes të natës, brenda tij ishte familja me 5 anëtarë

Tirana

Ngjarje e rëndë/ Rrëzohet ashensori në mes të natës, brenda tij ishte familja me 5 anëtarë

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 08:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ka ndodhur një ngjarje e rëndë në zonën e Astirit në Tiranë.

Një ashensor është shkëputur dhe brenda tij kishte 5 persona, mes tyre një grua shtatzënë dhe një fëmijë i mitur. Këta të fundit ishin dhe ato që mbetën më shumë të lënduar nga ngjarja e rëndë.

Të lënduarit tashmë janë nxjerr nga vendi i ashensorit.

Personat e lënduar janë nxjerrë nga pallati me barrela.

Në vendin e ngjarjes mbërriti ambulanca dhe policia, të cilat u lajmëruan nga banorët e pallatit që u alarmuan dhe shokuan nga ngjarja e rëndë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat