Arrestohet 37-vjeçari në Tiranë, i vuri zjarrin shkurreve dhe pishave në Kombinat

Tirana

Arrestohet 37-vjeçari në Tiranë, i vuri zjarrin shkurreve dhe pishave në Kombinat

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 11:07
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka arrestuar një 37-vjeçar pasi dyshohet si autor i zjarrvënies në Kodër, Kombinat.

Sipas bluve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Myslym Stafa, 37 vjeç, banues në Kombinat.

Ky shtetas ditën e djeshme (12 shtator) në rrugën “Hamdi Cenoimeri” në Kombinat, është kapur në flagrancë duke i vënë zjarrin shkurreve dhe pemëve halore, dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe e madhe kodre me peme halore (pisha) dhe shkurre.

Materialet në ngarkim të tij i kaluar Prokurorisë Tiranë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat