Trafikoi të miturën dhe e shfrytëzoi për prostitucion, arrestohet 33 vjeçarja

Tirana

Trafikoi të miturën dhe e shfrytëzoi për prostitucion, arrestohet 33 vjeçarja

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 14:38
Foto ilustrim

Një 33 vjeçare nga Tirana ka rënë në prangat e policisë, pasi ish Gjykata e Krimeve të Rënda kishte caktuar ndaj saj masën arrest në burg për trafik të miturish. Salie Kovaçi akuzohet nga prokuroria se në bashkëpunim me dy djem, kanë shfrytëzuar për prostitucion një vajzë të mitur.

Historia daton në dhjetor të vitit 2013. Një vajzë 15 vjeçare, M. Lekica, ishte njohur rastësish në një lokal me Enea Sinanin dhe i kishte kërkuar ndihmë për t’u strehuar, pasi nuk jetonte me familjen.

Enea ka marrë në telefon një shokun e tij të quajtur Koli, i cili ka mundësuar edhe strehimin e vajzës. Gjatë kësaj kohe, 15 vjeçarja është shfrytëzuar për prostitucion nga i pandehuri Elton Drapi dhe të gjitha paratë e fituara i merrte vetë. E mitura në atë kohë, ka arritur të evidentojë shfrytëzuesin e saj dhe ka bërë denoncimin ndaj tyre. Ajo ka rënë dakord me oficerin e policisë që të përgjojë disa biseda me shfrytëzuesit e saj.

Në dosjen e organit të akuzës, thuhej se vajza 15 vjeçare është detyruar të punojë si prostitutë dhe gjithashtu nga ana e të pandehurit Enea Sinani i është kërkuar që të shkojnë së bashku jashtë shtetit me qëllim shfrytëzimin e saj si prostitutë.

Pjesë e kasj dosje është edhe e arrestuara Salie Kovaçi. Sipas hetuesve, edhe ajo vetë ushtronte prostitucion dhe përfitimet ia jepte Elton Drapit. Madje në disa raste siguronte edhe klientë. Kovaçi akuzohej nga prokuroria se ka pasur djeni për veprimet që kryente Elton Drapi, si dhe ka qenë e pranishme në të gjitha situatat në raport me vajzën 15 vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat