I kërkuar nga policia italiane, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, trafikant droge

Tirana

I kërkuar nga policia italiane, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, trafikant droge

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 13:41
Foto ilustrim

Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia italiane është arrestuar në Tiranë.

Shtetasi F.Rr., akuzohet për trafikim droge, ndërsa Gjykata e Genovas në Itali ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar për veprën penale “Trafik i drogës”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5 si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejtë Italisë të shtetasit F. Rr, 43 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Genovas, Itali, ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar, për veprën penale “Trafik i drogës”, parashikuar nga Kodi Penal Italian”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tashmë kanë nisur procedurat për ekstradimin e këtij shtetas drejt Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat