“Kërcënohet” efektivi i rrugores, banesa e policit në Tiranë u sulmua me sende të forta

Tirana

“Kërcënohet” efektivi i rrugores, banesa e policit në Tiranë u sulmua me sende të forta

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 23:09
Foto ilustrim

Banesa e efektivit të policisë rrugore, Ilir Pica u sulmua me sende të forta më datën 28 tetor. Në denoncim e bërë nga gruaja e efektivit sqarohet se kjo situatë është e përsëritur dhe kërkojnë mbrojtje nga shteti.

Banesa e efektivit të policisë rrugore Ilir Pica e cila u sulmua pak ditë më parë në Tiranë. Ngjarja në fjalë vijon të mbetet pa autor, ndërsa familja ka bërë denoncim më datën 28 tetor pranë komisariatit nr 3 në kryeqytet.

Sipas dëshmisë së gruas së efektivit të rrugores, rreth orës 19:00 të mbrëmjes së 27 tetorit, një djalë dhe një vajzë e re kanë trokitur në banesën e efektivit.

Derën e ka hapur njëra nga vajzat e familjes. Çifti i panjohur i ka kërkuar vajzës prindërit e saj, por ajo është shprehur se nuk ndodheshin në banesë.

Po ashtu, sipas dëshmisë së gruas, 2 të rinjtë e kanë pyetur sërish vajzën, por ajo u ka mbyllur derën.

Po atë ditë, rreth orës 00:20 të datës 28 tetor, gruaja e efektivit të rrugores ndodhej me fëmijët e saj në banesë pasi polici Ilir Pica ishte në shërbim.

Gruaja ka deklaruar se në derë po dëgjoheshin kërcitje me sende të forta dhe dalloheshin nga zhurma se ishin më shumë se 2 persona.

Kjo situatë ka zgjatur për rreth 10 minuta derisa ajo ka telefonuar bashkëshortin e saj, i cili është nisur më urgjencë drejt Tiranës nga Mati, ku ai ushtron detyrën e tij.

Kjo situatë sipas saj është e përsëritur, pasi rreth 2 javë para ngjarjes në fjalë persona ende të pa identifikuar në mes të natës kanë alarmuar familjen.

Dyshimet kryesore janë se ngjarja ka ardhur për shkak të detyrës së Ilirit, një dyshim të tillë e ka ngritur edhe bashkëshortja e tij në denoncimin që ka bërë në polici.

Prej ditësh 3 fëmijët e çiftit nuk frekuentojnë shkollën, pasi ata shprehen se i druhen edhe një tjetër skene të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat