Gazetari: Në Tiranë, kjo parti politike vepron gati si sekt!

Tirana

Gazetari: Në Tiranë, kjo parti politike vepron gati si sekt!

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 16:47
Tiranë

Tërheqjen e Vetëvendosjes nga aktiviteti politik në Shqipëri, analisti Ben Andoni e shikon si pasojë e mospërshtatjes së kauzave me terrenin.

 Andoni tha se në Tiranë, njerëzit e Vetëvendosjes veprojnë si sekt.   

“Nuk funksionon sepse habitatin e vet, Vetëvendosja e ka në Kosovë. Në vendin tonë, kauza që ata donin të merrnin, sa i takon afrimit të të rinjve. Patën një bum të vogël me studentët, por nuk zgjati. Njerëzit e Vetëvendosjes në Tiranë janë shumë të mbyllur dhe veprojnë gati si sekt.

Të jem i sinqertë, mendoj që nuk ka paritet dhe mungon morali që dy qeveri të një kombi të kenë parti që kundërshtojnë njëra-tjetrën. E pranoj nëse do të kishin një traditë bashkëpunimi. Shqipëria dhe Kosova janë realitete të ndryshme”, tha Andoni për MCN TV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat