​Në Tiranë hapet panairi më i madh ndërkombëtar i biznesit "Klik Ekspo Group"

Tirana

​Në Tiranë hapet panairi më i madh ndërkombëtar i biznesit "Klik Ekspo Group"

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 18:21
Pamje nga panairi

Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë është bërë hapja e panairit më të madh ndërkombëtar të biznesit "Klik Ekspo Group".

Për herën e 27-të, shumë vende të Ballkanit në Shqipëri po sjellin një manifestim tregtar për ringjallje sociale dhe rimëkëmbje ekonomike. Ky panair po mbështetet edhe nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress.

Presidenti i këtij panairi, Luan Muhametaj tha se në tri katet e pallatit të kongreseve po përfaqësohen biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore, Serbia e Bosnjë-Hercegovina.

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha se duhet të prodhohen më shumë të mira se sa janë mundësitë për konsum. Sipas tij, në këtë formë do të fuqizohet ekonomia.

"Vizioni i kryeministrit Edi Rama për Ballkan të hapur, nuk është propozimi që të jemi dakord në gjithçka. Tirana do të jetë vitin e ardhshëm kryeqyteti i rinisë. Jemi sot për të fokusuar për të ardhmen", u shpreh ai.

Panairi i biznesit "Klik Ekspo Group" do të qëndrojë i hapur deri më datën 4 dhjetor.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat