Të dehur në timon, e pësojnë keq 9 shoferë në Tiranë, kontrollohen nga policia e vihen në pranga

Tirana

Të dehur në timon, e pësojnë keq 9 shoferë në Tiranë, kontrollohen nga policia e vihen në pranga

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 12:02
Foto ilustrim

Pavarësisht apeleve të vazhdueshme që policia rrugore ka bërë për drejtuesit e mjeteve që të mos përdorin alkool kur janë në timon ky fenomen nuk është zhdukur.

Kjo shkelje e rrezikshme e kodit rrugor bëhet edhe më evidente në muajt e festave.

Për të rritur sigurinë në rrugë Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar kontrollet sidomos për këtë shkelje. Burime nga policia thanë se vetëm gjatë kësaj fundjave në kryeqytet janë arrestuar 9 persona të cilët janë konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Të arrestuarit janë të moshave nga 21 deri në 53 vjeç.

Në disa akse me fluks më të shtuar mjetesh policia kishte ngritur pika kontrolli ku kontrollonte me pajisje drager nëse shoferët kishin përdorur alkool. Këto kontrolle kanë qenë gjatë gjithë javës dhe në total janë arrestuar 20 persona të cilët drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat