Tiranë/ Shpërthen lënda plasëse në afërsi të nënkalimit në Sauk, dëmtohen dy mjete

Tirana

Tiranë/ Shpërthen lënda plasëse në afërsi të nënkalimit në Sauk, dëmtohen dy mjete

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 20:57
Foto ilustrim

Dy mjete janë dëmtuar si pasojë e shpërthimit të një lënde plasëse në Tiranë. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në rrugën “Selim Brahja”, rreth orës 19:45, në rrugën dytësore që del për në rrethrrotullimin e Saukut, afër nënkalimit.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

“Më datë 20.12.2021, në Sauk, në rrugën “Selim Brahja”, rreth orës 19:45, në rrugën dytësore që del për në rrethrrotullimin e Saukut, afër nënkalimit, dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për  pasojë janë dëmtuar dy xhamat e parë të dy mjeteve që ndodheshin të parkuara”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat