Arrestohen 4 persona në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

Tirana

Arrestohen 4 persona në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

Më: 4 janar 2022 Në ora: 12:06
Foto ilustrim

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale.

Dy persona, të identifikuar me inicialet B. M., 62 vjeç dhe K. Q., 64 vjeç, janë arrestuar pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre.

Nërsa një 31-vjecar i identifikuar si O.Th., ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. N., 35 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat