Me kokainë dhe armën me fishekë në makinë, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Tirana

Me kokainë dhe armën me fishekë në makinë, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Më: 8 janar 2022 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Endris Noga, 35-vjeç është arrestuar nga policia e Tiranës pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij janë gjetur një dozë me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe një armë zjarri pistoletë, me fishekë në krehër. Policia bën me dije se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Qarkullonte me armë dhe drogë me vete, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari.  Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, fishekë dhe një dozë me kokainë.

Në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit e sigurisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo posedojnë lëndë narkotike, si rezultat i kontrolleve të shtuara, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. N., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, rreth orës 02:30 të mëngjesit, në rrugën “Frang Bardhi”.  Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një dozë me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe një armë zjarri pistoletë, me fishekë në krehër. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat