Filmonte veten duke bërë “drift” rrugëve të kryeqytetit/ E pëson keq i riu me BMW-në luksoze

Tirana

Filmonte veten duke bërë “drift” rrugëve të kryeqytetit/ E pëson keq i riu me BMW-në luksoze

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 17:40
Foto ilustrim

Kushdo që rrezikon jetën e qytetarëve duke bërë manovra me makinë do të ndëshkohet. Ka qenë ky urdhri i policisë së Shtetit prej kohësh, e megjithatë disa nuk e zbatojnë ende.

Shoferi i një automjeti luksoz BMW X5, është gjobitur me 50 mijë lekë të reja nga policia pasi bënte "drift" me shpejtësi rrugëve të kryeqytetit.

Madje ai filmonte edhe veten duke bërë manovrat me automjetin e tij, duke e bërë rrezikun e ndonjë aksidenti të mundshëm akoma më të madh.

Përmes një komunikate zyrtare, policia bën me dije se pas publikimit të pamjeve, është bërë e mundur identifikimi i pronarit dhe sekuestrimi i mjetit në fjalë.

Njoftimi i policisë

Në datë 31.01.2022 rreth orës 22:00 në rrjetet sociale janë hedhur pamjet filmike ku mjeti marka BMË – X5 me targa AB 101 OM nuk ka rregulluar shpejtësinë me mjet duke bërë xhirime gomash dhe drift.

Në datë 01.02.2022 nga shërbimet e Komisariatit Rajonal Policisë Rrugore është bërë e mundur gjetja e mjetit dhe është bërë shoqërimi dhe ndalimi i mjetit në Komisariatin Rajonal Policisë Rrugore.

Është marrë masa administrative me vlerë 50 000 (pesëdhjetë mijë)  lekë për  shkelje të Ligjit Nr 8378 datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor Republikës Shqipërisë” i ndryshuar, neni 139 paragrafi 3 dhe neni 93 paragrafi 1, 3 dhe 5.

Komisariati Rajonal Policisë Rrugore është i hapur për qytetarët për denoncimin e kundërvajtjeve rrugore me qëllimin ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve të cilët shkelin rregullat e qarkullimit rrugor me qëllim  krijimin e një mjedisi sa më të sigurt për përdoruesit e rrugës dhe për të rritur besueshmërinë tek qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat