Operacion policor në Tiranë, bie në pranga një 34-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri

Tirana

Operacion policor në Tiranë, bie në pranga një 34-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 17:03
Foto ilustrim

Një 34-vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri me vete u arrestua nga policia e Tiranës këtë të shtunë. “Panorama” mësoi se në pranga përfundoi shtetasi Sajmir Brahimi.

Blutë bënë me dije se kishin maqrrë informacione nga qytetarët dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, në rrugën “Siri Kodra” e arrestoi në flagrancë 34 vjeçarin.

“Kapja e tij u bë pasi ky shtetas qarkullonte me armë zjarri dhe gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak”, tha policia.

Njoftimi nga Policia Tiranë

Falë bashkëpunimit me qytetarët, kapet dhe vihet në pranga një 34-vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri me vete.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Bazuar në informacionet e marra nga qytetarët dhe në vijim të kontrolleve të personave që qarkullojnë me armë zjarri, nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në rrugën “Siri Kodra” u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit S. B., 34 vjeç.

Kapja e tij u bë pasi ky shtetas qarkullonte me armë zjarri dhe gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve, nga specialisët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. B., për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat