Nga kapja me kokainë te përndjekja e dhuna në familje, 8 të arrestuar në pak orë në Tiranë

Tirana

Nga kapja me kokainë te përndjekja e dhuna në familje, 8 të arrestuar në pak orë në Tiranë

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 12:14
Foto ilustrim

Policia e Tiranes ka arrestuar 8 persona, për vepra të ndryshme penale. Një prej të arrestuarve u kap me kokainë, ndërkohë një tjetër për përndjekje, e një tjetër për dhunë në familje. 

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– R. G., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë;

– J. F., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. V., 30 vjeç, pasi është kapur nga punonjësit e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, duke drejtuar mjetin e tij, me një certifikatë të dyshuar të falsifikuar, për miratimin e xhamave të errësuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. H., 23 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”, pasi në mënyrë të vazhdueshme, ka përndjekur shtetasen K. M., 20 vjeçe. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. K., 50 vjeç, i dënuar më parë për “Dhunë në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komsariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 33 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve D. D., 43 vjeç, dhe O. Ç., 29 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.
—-
Më datë 12.02.2022, shtetasja M. L., 47 vjeçe, ka kallëzuar se vajza e saj shtetasja M. L., 18 vjeçe, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat