Kapen dollarë të falsifikuar në Tiranë, arrestohen tre shtetas

Tirana

Kapen dollarë të falsifikuar në Tiranë, arrestohen tre shtetas

Më: 18 prill 2022 Në ora: 13:22
Foto ilustrim

Policia e Shtetit ka njoftuar sot arrestimin e tre shtetasve në Tiranë, në përfundim të një operacioni policor për kapjen e parave të falsifikuara. 

Sipas policisë, shtetasit V. K., 29 vjeç, banues në Tiranë, E. D., 32 vjeç, banues në Kavajë, dhe E. K., 32 vjeç, banues në Rrogozhinë në bashkëpunim me njëri-tjetrin hidhnin në treg nëpër subjekte të ndryshme tregtare kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara.

“Sekuestrohen sasi të konsiderueshme të kartëmonedhave të prerjes 50 dollar, të dyshuara të falsifikuara, dhe një automjet,” ka shtuar policia.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, ka theksuar policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. /

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat