Para me fajde në Tiranë/ I riu nga Kosova mori 80 mijë euro dhe duhet të kthente 170 mijë

Tirana

Para me fajde në Tiranë/ I riu nga Kosova mori 80 mijë euro dhe duhet të kthente 170 mijë

Më: 25 prill 2022 Në ora: 15:07
Qerim Krasniqi

Një tjetër i dyshuar i akuzës ka pranuar se është përfshirë në marrjen me përqindje të parave, thënë ndryshe para me fajde.

Qerim Krasniqi 30 vjec i tha gjyqtares së masave Shefkie Demiraj se në marrëveshje i kishte marrë kallzueses 80 mijë euro, por që me përqindje kishin shkuar 170 mijë euro.

I arrestuar menjëherë mbasi hyri në Shqipëri, 30 vjecari u justifikua se borxhin me përqindje e mori nga mikpritësja me synimin për t’i investuar në kriptomonedhë. I kam investuar paratë në bursë tek një shtetas nga Maqedonia shtoi më tej në dëshmi i riu nga Kosova.

Krasniqi hyri në miqësi me gruan e cila jo vetëm e strehoi në hotel, por edhe u kujdes kur ai u sëmur nga Covidi. Gjatë kësaj miqësie, gruaja u mashtrua dhe sipas saj borxhi ishte vetëm 135 mijë euro që iu kërkua në disa këste. Krasniqi më tha se do m’i kthente paratë sapo t’i hapej llogaria bankare – tha gruaja pranë autoriteteve, atëherë kur e kuptoi se ishte gënjyer dhe miku nuk e kishte bërë bllok në telefon.

Krasniqi nga ana e tij përsërit se edhe ai është mashtruar nga një maqedonas që ja përvetësoi paratë dhe pastaj u zhduk. Dëshmia më e re e tij përpara gjykatës që flet për para me fajde, po vlerësohet nga akuza.

Por me gjithë pretendimet e parave me fajde deri më tani janë nën hetim vetëm 5 dosje për fajdet. Më e rëndësishmja ajo e hetimit të Ferdinant Rrushit, nën akuzë për vrasje që u vendos nën hetim pasuror mbasi ka indicie që jepte para me fajde.

Rasti më i bujshëm i hetimit të borxheve me përqindje është ai i Shkodrës, mbasi ish-prefekti i Shkodrës Paulin Radovani denoncoi rënien në grackë të dy djemve të tij që morën me fajde me 20 përqind interes një borxh dhe që më pas, ata u kërcënuan familjarisht.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat