Zhvendoset autobusi në Tiranë, Veliaj: Ishte kërkesë e prokurorisë, do të rikthehet si instalacion

Tirana

Zhvendoset autobusi në Tiranë, Veliaj: Ishte kërkesë e prokurorisë, do të rikthehet si instalacion

Më: 14 maj 2022 Në ora: 11:12
Foto ilustrim

Autobusi i aksidentit në Lanë është zhvendosur përkohësisht për t’u kthyer më pas si instalacion.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetin social në Facebook, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas tij, zhvendosja e autobusit u bë me kërkesë të prokurorisë që është duke e hetuar këtë aksident.

“Me kërkesë të prokurorisë qe po heton aksidentin unik, kërkohet spostimi i mjetit për të bërë ekspertizën autoteknike ne garazh/terren. Mjeti u spostua mbrëme! Do të rikthehet në përfundim të hetimeve po aty, si instalacion për kujdesin në qarkullim. Fundjavë të mbarë!”, ka shkruar Veliaj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat