Jim Belushi në Tiranë! Aktori do të vizitojë vendin tonë në tetor

Tirana

Jim Belushi në Tiranë! Aktori do të vizitojë vendin tonë në tetor

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 12:24
Jim Belushi

Aktori i njohur me origjinë shqiptare, Jim Belushi do të vizitojë Tiranën muajin e ardhshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takimi me sipërmarrës të huaj në Tiranë dhe tha se ky është moment i shkëlqyer për të vizituar kryeqytetin shqiptar.

“Tirana është këtë vit Kryeqyteti Europian i Rinisë. Është një moment i shkëlqyer për të ardhur në Tiranë. Kemi patur mbi 1 mijë aktivitete kulturore artisitke. Ne sapo organizuam Festivalin e Dua Lipës në Tiranë, Rita Ora kishte koncertin e saj po ashtu. Muajin e ardhshëm do vijë edhe Jim Belushi në Shqipëri. Edhe ai i është shqiptar”, u shpreh Veliaj.

Ai tha gjithashtu se aktivitetet e shumta në kryeqytetin shqiptar kanë krijuar një energji pozitive që vihet re nga kushdo që po e viziton.

“Ne ndoshta nuk jemi vend aq i madh si disa të tjerë, por jemi origjinalë. Jemi një vend i bukur, me energji pozitive. Çdo qytet mund të ndryshojë, çdo shoqëri mund të ndryshojë, çdo vend mund të ndryshojë, por që qytetet të ndryshojnë duhet vendosmëri, disiplinë dhe një dozë e madhe kreativiteti”, u shpreh Veliaj.

Sipërmarrësit u mblodhën nga YPA Albania, një organizatë pjesë e të cilës janë mbi 28 mijë liderë që takohen çdo vit për t’u forcuar e për të përmirësuar botën e biznesit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat