25-vjeçarja ndiqet me makinë nga manjaku: Donte të më fuste brenda, u tmerrova!

Tirana

25-vjeçarja ndiqet me makinë nga manjaku: Donte të më fuste brenda, u tmerrova!

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 09:52
Ajo tregon se ka qenë në zonën e Astirit, kur një burrë e ka ndjekur dhe më pas ka zbritur për ta futur me forcë në makinë

Ngacmimet në rrugë nga manjakë të ndryshëm janë shtuar ndjeshëm në kryeqytetin shqiptar. JOQ ALBANIA ka publikuar disa herë shqetësimet e vajzave që përballen me manjakë që janë të gatshëm të bëjnë gjithçka.

Së fundmi, një vajzë nga Tirana, ka treguar historinë e saj me manjakun, që e ka ndjekur me makinë për shumë metra.

Ajo tregon se ka qenë në zonën e Astirit, kur një burrë e ka ndjekur dhe më pas ka zbritur për ta futur me forcë në makinë.

Në atë moment, vajza ka njoftuar të afërmit e saj dhe ka shpëtuar nga personi, që na ka dërguar edhe foton.

E reja tregon se në atë zonë ka shumë kamera sigurie dhe policia mund ta vërtetojë ngjarjen.

Denoncimi:

Pershendetje joq ! Hera par qe po ju shkruaj ! Ska as 15 minuta rasti qe do ju them dhe. Qe me detyroj te ju shkruaj un jam 25 vjece dhe sapo kthehesha nga puna ky tipi. Po me vinte nga mbrapa per rretha 15 minuta dhe po kerkonte qe te futesha ne makinen e tij u frikesova shum nuk me kishte ndodhur me par, njerez nuk kishte ne rruge. Kjo ndodhi ne astir Per fat te mir timin mora fmailjaret e mi ne tel qe, i kisha afer se duhej te futesha ne rrugic per ne lagje dhe kisha shum frik erdhen dhe me moren ne momentin qe ai donte te dilte nga makina per te me futur brenda ju ktheva dhe i thash do mar policine dhe do te te bej foto. Ne ate moment u fut ne makin e u largua. jam shum e friksuar dhe Per kete arsye. Dua ta publikoj sepse nuk duhen toleruar me keto maniak rrugesh. Ka dhe kamera sigurie, jane disa biznese anash rruges. Ai po me perndiqte gjat gjith rruges. Dhe njerz kishte pak kalimtar se po binte dhe shum shi ai dukej qe po priste nje moment sa te futesha ne ndonje rrugic. Sepse e kisha gjith rruges nga mbrap dhe ndizte bllokazhin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat