Tronditëse, krimi i rëndë godet familjen - 43-vjeçari vret kunatën dhe më pas veten

Tirana

Tronditëse, krimi i rëndë godet familjen - 43-vjeçari vret kunatën dhe më pas veten

Më: 8 prill 2023 Në ora: 07:38 Përditësuar në ora: 08:38 më 08.04.2023
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kunati vrau nusen e vëllait, ja pista që po heton policia mbi motivin e krimit që tronditi Tiranën

Gazetari i PanoramaTV ka mësuar të tjera detaje paraprake nga ngjarja e rëndë që tronditi kryeqytetin këtë të shtunë.

Rreth orës 4 të mëngjesit, në një familje në Shkoze, shtetasi Roland Sinani, rreth 43 vjec, i pa martuar, i cili merrte mjekim pasi vuante nga shëndeti mendor dyshohet se ka vrarë me armë zjarri pistoletë kunaten e tij (nusen e vëllait,) shtetasen Migena Sinani rreth 37 vjeçe, e më pas dyshohet se ka vrarë dhe veten.

Pista që po heton policia mbi motivet e krimit deri tani është mbi çrregullimet mendore të autorit.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë me të cilën ka ndodhur krimit.

Burimet thane së bashkëshorti i Migena Sinanit, punon taksit dhe kur ka ndodhur ngjarja ai nuk ka qenë në banesë.

Në banesë kanë qenë dy prindërit e autorit, të cilët kanë deklaruar paraprakisht se kanë qenë në gjumë.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Detaje/ Vrau kunatën dhe veten, identifikohen viktimat

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana është tronditur mëngjesin e së shtunës pasi një 43-vjeçar ka ekzekutuar me armë zjarrin kunatën (bashkëshorten e vëllait) dhe më pas dyshohet të ketë vrarë edhe veten. 

Abc News ka mësuar detaje të reja për ngjarjen e rëndë në Shkozë. Raportohet se Roland Sinani ka vrarë kunatën Migena Sinani 37 vjeçe dhe më pas veten. Burimet thonë për ABC News se në momentin e ngjarjes i vëllai nuk ka qenë në banesën ku ka ndodhur krimi, pasi punonte si taksist.

Ai ishte i pa martuar dhe merrte mjekim pasi kishte probleme të shëndetit mendor.

Në banesë është sekuestruar edhe arma e zjarrit pistoletë. Ata jetonin në një shtëpi, por burri i Migenës punon taksi dhe kur ka ndodhur ngjarja nuk ka qenë në banesë. Në banesë po ashtu kanë qenë dy prindërit të cilët kanë qenë në gjumë sipas deklarimeve paraprake të tyre dhe nuk kanë parë gjë se si ka ndodhur ngjarja.

Tronditëse, krimi i rëndë godet familjen - 43-vjeçari vret kunatën dhe më pas veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Tiranë.

Një 43-vjeçar ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij dhe më pas ka vrarë edhe veten. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

“Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Shkozë, në banesë, shtetasi R. S., 43 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kunatën (nusen e vëllait) shtetasen M. S., rreth 37 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat