Tiranë, 13% më pak aksidente/ Parandalim dhe ndëshkim i drejtuesve që shkelin rregullat

Tirana

Tiranë, 13% më pak aksidente/ Parandalim dhe ndëshkim i drejtuesve që shkelin rregullat

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 20:14
Foto ilustrim

13% më pak aksidente janë shënuar gjatë këtij viti në kryeqytet.

Krahas parandalimit të ngjarjeve rrugore policia është orientuar edhe në ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin kodin rrugor. Numri më i madh i shkeljeve ka qenë për parkim të gabuar pasuar nga shkelje të tjera që shpesh bëhen shkak për aksidente.

“Kryesisht ato kanë qenë për përdorimin e aparatit celular, mosrregullimin e shpejtësisë në zonat e banuara, përdorimin e lëndëve narkotike ose të alkoolit.“-shprehet Besmir Qibini, shef i komisariatit rrugor Tiranë.

Krahas ndëshkimeve gjatë këtij viti rrugorët kanë marrë fushata sensibilizuese për përdoruesit e patinave por edhe për respektimin e vijave të bardha.

Për një kryeqytet si Tirana sfidë e përhershme mbetet trafiku sidomos në ditë festash.

Trafik më të rënduar ka në zonën lindore të Tiranës pranë një qendre tregtare, në zonën e “5 Majit” ku po ashtu ka një treg, autostrada Tiranë-Durrës si dhe rruga e Rinasit ku kemi dedikuar punonjës shtesë për të normalizuar qarkullimin rrugor.  Kemi shtruar patrullimet dhe  mjetet civile me radar për të mbajtur në monitorim mjetet që tejkalojnë shpejtësinë.”

Një alternativë për t’i shpëtuar trafikut është edhe transporti publik ku policia rrugore dhe ajo bashkiake i kanë dhënë përparësi për ti mundësuar korsinë e dedikuar dhe largimin e mjeteve të parkuara në stacionin e autobusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat