Kërcet grushti në Tiranë, raportohet për disa të lënduar

Tirana

Kërcet grushti në Tiranë, raportohet për disa të lënduar

Më: 16 janar 2024 Në ora: 20:15
Tiranë

Disa të rinj janë përfshirë në një sherr me grushte mes tyre. Ngjarja ka ndodhur në “Rrugën e Durrësit”, në kryeqytet. Mësohet se dy shtetas të moshës 16 vjeç janë konfliktuar me grushte me dy bashkëmoshatarë të tyre.

Policia sqaron se palët e përfshirë në konflikt janë shoqëruar në komisariat në praninë e prindërve, për veprime të mëtejshme.

Sakaq grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Njoftimi:

Më datë 16.01.2024, rreth orës 18:25, në Rrugën e Durrësit, 2 shtetas 16 vjeç, janë konfliktuar me grushte, me dy bashkëmoshatarë të tyre.

Palët e përfshira në konflikt janë shoqëruar në komisariat, në praninë e prindërve, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat