Përfshihet nga flakët shkolla në Tiranë, evakuohen nxënësit

Tirana

Përfshihet nga flakët shkolla në Tiranë, evakuohen nxënësit

Më: 22 janar 2024 Në ora: 13:05
Foto ilustrim

Një shkollë private në kryeqytet është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të hëne reth orës 10:30.

Si pasojë e situatës së krijuar është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve nga ambientet e shkollës.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se si pasojë e zjarrit nuk ka pasur asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur neutralizimin e vatrës së zjarrit, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat