Organizata Turistike nga Bujanoci, pjesëmarrëse e Panairit të Turizmit dhe Udhëtimit në Tiranë

Tirana

Organizata Turistike nga Bujanoci, pjesëmarrëse e Panairit të Turizmit dhe Udhëtimit në Tiranë

Më: 31 janar 2024 Në ora: 17:13
Foto nga Panairi

Të mërkurën dhe të enjten në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, është duke u zhvilluar Panairi i Turizmit dhe Udhëtimit i mbështetur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë.

Në këtë panair dyditor, është duke prezantuar edhe Organizata Turistike e Bujanocit e cila në shtandin e vet po bën promovimin e destinacioneve dhe produktit turistik të Komunës së Bujanocit.

Drejtuesit e Organizatës Turistike nga Bujanoci, në krye me drejtorin Shuajb Neziri dhe bashkëpunëtorët e tij Amet Kadriu dhe Zijadin Rashiti, shprehen të kënaqur me prezantimin e fletushkave e dhuratave që kanë për qëllim promovimin e destinacioneve të pikave turistike të kësaj komune, në veçanti ndaj Banjës së Bujanocit.

Qytetarët nga Tirana dhe qendrat e tjera, kanë shfaqur interesim për ta vizituar shtandin e Organizata Turistike nga Bujanoci, e cila, tashmë, e ka kthyer në traditë pjesëmarrjen në Panairin e Turizmit dhe Udhëtimit, të mbështetur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë.

Bëhet e ditur se Panairi do të jetë i hapur deri të enjten e 1 shkurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat