Tentuan të korruptojnë efektivët e Rrugores, pranga pesë shoferëve në kryeqytet

Tirana

Tentuan të korruptojnë efektivët e Rrugores, pranga pesë shoferëve në kryeqytet

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Pesë drejtues automjetesh janë arrestuar në kryeqytet pasi tentuan t’i jepnin ryshfet efektivëve të policisë Rrugore, pasi u kapën në shkelje të rregullave  të qarkullimit rrugor.

Policia fton qytetarët dhe mediat që të denocojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë, me detyrën.

Policia Rrugore e Tiranës

Gjatë 48 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh, konkretisht: A. K., 39 vjeç, G. H., 30 vjeç, B. C., 20 vjeç, E. C., 50 vjeç dhe E. D., 40 vjeç, për tentativa për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.

Këta shtetas kanë tentuar t’iu ofrojnë punonjësve të Policisë së Shtetit, ryshfet, pasi u kapën në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Lufta kundër kësaj veprimtarie të kundërligjshme do të intensifikohet ndaj shkelësve dhe ndaj punonjësve të Policisë, në çdo rast që ata do të kapen duke kryer korrupsion pasiv.

Për të përmbushur këtë qëllim, ftojmë qytetarët dhe mediat që të denocojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë, me detyrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat