Një parking është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së dielës, në një prej pallateve në rrugën “Gjik Kuqali në Tiranë.
Siç njofton policia e Tiranës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20, dhe në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e zjarrëfikëses të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.
Ndërkohë policia ka marrë masa për evakuimin e banorëve.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.