Kryetari i lëvizjes “Bashkë’, Arlind Qori, është kandidati zyrtar i kësaj force politike për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvillohen më 9 nëntor në Tiranë..
“Arlind Qori, me gjithë eksperiencën, seriozitetin, idealizmin dhe qëndrueshmërinë e tij, është alternativa e vërtetë për qytetin e Tiranës.
Me besim te qytetarët dhe përkushtimi i gjithkujt që do të na bashkohet në këtë fushatë, dalshim faqebardhë”, thotë reagimi.
Ndryshe nga çfarë ishte deklaruar se Redi Muçi, deputeti i vetëm i kësaj force politike, do të jepte dorëheqjen nga mandati parlamentar dhe do të përfshihej në garën për Tiranën, e kundërta ka ndodhur.