Detaje nga plagosja në Tiranë/ Vajza u qëllua brenda një hoteli, autori u arratis menjëherë nga vendngjarja

Tirana

Detaje nga plagosja në Tiranë/ Vajza u qëllua brenda një hoteli, autori u arratis menjëherë nga vendngjarja

Më: 14 shkurt 2026 Në ora: 08:11 Përditësuar në ora: 09:57 më 14.02.2026
Foto ilustrim

Zbardhet dinamika e plagosjes në Sauk, 18-vjeçaren e dërgoi në spital nëna dhe kushëriri i të dashurit

Zbardhet dinamika e plagosjes së ndodhur në mesnatë në hotelin “Gjuta” në Sauk.

Sipas burimeve policore, vajza ka qenë vetëm në dhomë të gjumit kur ka marrë armën dhe ka qëlluar veten. Sajmir dhe Erisjaldo Gjuta kanë qenë jashtë dhe kanë dëgjuar të shtënat.

Kur kanë hyrë në dhomë kanë parë vajzën të vetëplagosur dhe kanë thirrur edhe Mirvete Gjutën, nëna e 22-vjeçarit dhe Vladimir Gjutën, xhaxhai i të riut, dhe kanë vendosur që të pastrojnë vendin e ngjarjes, kanë marrë e fshehur armën, kanë larë gjakun ndërsa Mirvete Gjuyta dhe Elvir Gjuta, kushëri I 22-vjeçarit, janë nisur me makinë për ta dërguar në spital dhe janë porositur të deklarojnë që “vajzën e kanë gjetur të shtrirë te rrethi i Ekonomikut”.

Pas hetimit, rezultoi se vajza në fakt ishte vetëplagosur në hotelin e tyre. Më herët, 18-vjeçarja dyshohet se ka tentuar edhe herë tjetër për t’u vetëdëmtuar.

Të arrestuarit Mirvete dhe Vladimir Gjuta(nëna dhe xhaxhai i 22-vjeçarit).

Në kërkim: Sajmir Gjuta, Erisjaldo Gjuta(babë e bir) dhe Elvir Gjuta(kushuri me 22-vjeçarin).

18-vjeçarja plagosi veten në hotelin e tyre, zbardhet dëshmia e nënës dhe xhaxhait të të dashurit: Tentuam të fshihnim ngjarjen sepse…

Është zbardhur dëshmia e dhënë në polici nga Vladimir Gjuta dhe Mirvete Rexhmati(Gjuta), dy persoan të arrestuar në lidhje me plagosjen e ndodhur në biznesin e tyre në Sauk.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se të marrë në pyetje, anëtarët e familjes Gjuta, të cilët kanë fshehur ngjarjen, paraprakisht kanë deklaruar se vajza mund të vdiste dhe për shkak se tentativa për vetëvrasje ndodhi në biznesin e tyre, kishin frikë se do t’u faturohej atyre autorësia.

Kujtojmë se Vladimir Gjuta dhe Mirvete Rexhmati(Gjuta), janë nëna dhe xhaxhai i 22-vjeçarit, Erisjaldo Gjuta, i identifikuar si i dashuri i të resë.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim Sajmir Gjuta, Erisjaldo Gjuta(babë e bir) dhe Elvir Gjuta(kushuri me 22-vjeçarin).

Detaje nga plagosja në Tiranë/ Vajza u qëllua brenda një hoteli, autori u arratis menjëherë nga vendngjarja

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me plagosjen e ndodhur në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate, në një hotel në zonën e Saukut.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se e reja është transportuar në spital nga një punonjës i hotelit.

Ende nuk dihet identiteti i vajzës por mësohet se ajo është studente.

Sa i përket autorit, ai ende nuk është identifikuar, por është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në zonë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat