Policia ka arrestuar mbrëmjen e sotme dy persona.
Të njejtit dyshohen se janë përfshirë në aksidentin tragjik që ndodhi paraditen e sotme në Tiranë, ku humbi jetën një fëmijë 7-vjeç.
Siç raporton gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, në pranga ka rënë Tomorr Shukulli i cili dyshohet se ka qenë i pari që e goditi fëmijën dhe Valentina Koltraku, e cila më pas e ka përplasur përsëri me mjetin e saj 7-vjeçarin.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 11:20, në rrugën “Kastriotët” ku pas përplasjes të një pas njëshme i mituri ka humbur jetën në spital.