Komposto me ftonj – merrni recetën më të mirë si ta bëni vetë lehtësisht në shtëpi

Ushqime

Komposto me ftonj – merrni recetën më të mirë si ta bëni vetë lehtësisht në shtëpi

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 22:45
Kompostoja e ftoit ka një aromë dhe shije që të mrekullon. Foto: Flickr

Kjo është stina perfekte për të përgatitur këtë recetë të lehtë kompostoje me ftonj.

Njësoj si mollët dhe dardhët, kompostoja e ftoit ka një aromë dhe shije që të mrekullon.

Kompostoja e ftoi është perfekte për t’u servirur si një ëmbëlsirë e vetme por dhe mund ta përfshini në shumë receta të tjera.

Ngjyra e veçantë e bën akoma dhe më special këtë recetë, dhe gjithmonë lë një përshtypje tek të afërmit apo miqtë tuaj.

Në vetëm tre hapa, ju do të mrekulloheni me shijen e saj.

Përbërësit

500 ml ujë

200 g sheqer

1 kg ftonj

1/2 limoni i shtrydhur

Përgatitja

Hapi i parë i recetës lidhet me përgatitjen e shurupit që do të përdoret në komposto.

Në një tenxhere të madhe kombinoni ujin me sheqerin dhe vendosini në zjarr për të zierë.

Kur të fillojë të vlojë, lëreni dhe për një minutë të plotë dhe largojeni nga zjarri.

Tani do të përgatisni ftonjtë.

Ndërkohë mbushni një tas me ujë të ftohtë dhe shtoni lëngun e limonit. Qëroni ftonjtë, ndajini në katër pjesë dhe hiqini pjesën me fara.

Vendosini në tasin me ujin dhe lëngun e limonit, kështu do të parandaloni që ftonjtë të vyshken.

Pasi shurupi të jetë përgatitur, shtoni ftonjtë dhe tenxheren vendoseni sërisht në zjarr përreth 50 minuta, ose derisa ftonjtë të jenë zbutur.

Më pas largojeni nga zjarri tenxheren, dhe lëreni të ftohet në temperaturë ambjenti. Nëse dëshironi për më shumë aromë e shije, pasi e hiqni tenxheren nga zjarri mund të shtoni një shkop kanelle apo pak vanilje.

Nëse dëshironi mund ta kaloni në një enë të qelqtë dhe ta ruani në frigorifer.

Kjo komposto mund të shërbehet dhe e ngrohtë, ose si shoqëruese e ndonjë keku shtëpie.

Ju mbetet t’i shijoni me familjarët dhe miqtë tuaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat