Si duhen larë mollët për të larguar pesticidet e rrezikshme (në këtë rast, uji nuk ju ndihmon)

Ushqime

Si duhen larë mollët për të larguar pesticidet e rrezikshme (në këtë rast, uji nuk ju ndihmon)

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 19:51
Foto ilustrim

Larja e mollëve me ujë rubineti para konsumimit të tyre nuk mjafton për të larguar elementët e rrezikshëm për shëndetin tonë, të pranishme në lëkurën e tyre, zbulon një studim i ri i një grupi shkencëtarësh amerikanë.

Gjithashtu nuk mjafton as aplikimi i dezinfektuesve për fruta dhe zarzavate, thuhet në studim.

Për të arritur në këtë konkluzion hulumtuesit kryen një sërë testesh laboratorike, në të cilat tentuan të eliminonin dy nga pesticidet më të zakonshme për mollët, fungicidin tiabendazolin dhe insekticidin fosmetin. Si fillim ata lanë frutat me ujë rubineti. Kjo metodë nuk eliminoi asnjë nga elementët kimikë.

Më pas përdorën dezinfektuesin për fruta dhe zarzavate, Clorox, që në SHBA aplikohet për perimet e sapo mbledhura para se të dalin në shtije. Efekti i Clorox ishte i limituar, theksuan hulumtuesit.

E suksesshme rezultoi vetëm zhytja e frutave në solucion bikarbonat sodiumi (sodë buke). Zhytja për rreth 12-15 minuta në sodë buke (1%) eliminoi 80% të tiabendazolit dhe 96% të fosmetit.

Studimi thekson se i njëjti efekt arrihet edhe duke qëruar mollët. Por në këtë rast humbasin edhe ushqyesit e rëndësishëm si për shembull përbërësit polifenolikë, fibrat, pigmentet, vitaminat dhe mineralet të cilat ndodhen në lëkurën e mollës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat