Receta e vetme e melomakaronave, ëmbëlsirës tradicionale të Krishtlindjes

Ushqime

Receta e vetme e melomakaronave, ëmbëlsirës tradicionale të Krishtlindjes

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 23:55
Foto ilustrim

Melomakaronat janë biskota tradicionale greke me arra dhe mjaltë, të cilat përgatiten veçanërisht me rastin e festës së Krishtlindjeve.

Përbërësit: 

500 g miell, 100 g miell ermik, 200 ml lëng portokalli, 200 ml vaj luledielli, 75 ml vaj ulliri, 25 g sheqer, ½ lugë e vogël karafil pluhur, ½ lugë e vogël arrëmyshk, 1 lugë kanellë, 1 lugë fryrës dhe lëkura e 1 portokalli.
Shërbeti: 250 ml ujë, 400 g sheqer, 1 portokall, 70 g mjaltë, 1 shkop kanellë dhe 3-4 karafila .

Përgatija: 

Fillimisht vendosim sherbetin të ziejë bashkë me erëzat. Ndërkohë në tas vendosim miellin dhe të gjithë përbërësit e thatë, i përziejmë mirë. Shtojmë vajrat, lëngun e portokallit dhe formojmë brumin. I ndajmë në topa, i japim formë ovale dhe i pjekim në furrë të para ngrohur me 180 gradë për 20 minuta. Sapo dalin nga furra i vendosim me kujdes në sherbet dhe i lëmë disa sekonda. I vendosim në pjatën që do i shërbejmë dhe sherbetin e mbetur ia hedhim sipër gjithashtu i hedhim edhe feta bajamesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat