Fagottini me brumë vishnjesh dhe mbushje peshku

Ushqime

Fagottini me brumë vishnjesh dhe mbushje peshku

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 17:11
Foto ilustrim

Pjatat me ngjyra i thërret festa. Për brumin e pastave të llojit fagottini mund të përdorni fruta ose perime me pigment të fortë. Unë kam zgjedhur vishnjet, por mund të jetë panxhari, boronicat, manaferrat etj. Pra, ato që kemi ruajtur në ngrirje.

Përbërësit: 200 gr miell, 2 vezë mesatare, lëngu ose pureja e frutit qe keni zgjedhur dhe pak kripë.

Për mbushjen: Peshk të llojit që pëlqeni, në këtë rast është përdorur peshk gjel, galetë, kripë, piper, pak vaj illiri, majdanoz dhe pak lëkurë limoni.

Përgatitja: Zëmë brumin duke bashkuar të gjithë përberësit. E punojmë deri sa të përftojmë një masë të ngjeshur. E lëmë të pushoj për 30 minuta. Përgatisim mbushjen duke gatuar peshkun në avull. I marim tulin, e përziejmë me përbërësit e tjerë dhe e lëmë mënjanë.  Ndërkohë hapim brumin në një petë dhe e presim në katrorë. Hedhim mbushjen me lugë çaji dhe i mbyllim si në foto duke bashkuar cepat.  Për shkak të aromave të brumit dhe mbushjes, këto makarona duhen shoqëruar me salca të lehta, jo me shije të forta. Edhe kaurdisja në gjalpë është një variant.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat