Receta e shijshme e fokaçes bareze; krokante jashtë dhe e butë brenda

Ushqime

Receta e shijshme e fokaçes bareze; krokante jashtë dhe e butë brenda

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 15:46
Foto Ilustrim

Ka shumë teori në lidhje me pataten: a është ajo te receta origjinale? Disa thonë po dhe disa thonë jo. Por meqenëse

përdorimi i saj ka një qellim, pasi e mban të butë dhe ndihmon të mos thahet nëse fokaçia nuk konsumohet e gjitha menjëherë,

unë e përdor. Fokaçia duhet e trashë apo e hollë? Varet nga shijet personale, mua më pëlqen e hollë, por ju bëjeni sipas dëshirës. Vaji duhet të jetë i cilësisë shumë të mirë. Fokaçia do shumë vaj, madje barezët thonë se duhet të ziejë në vaj gjatë kohës që është në furrë.

PËRBËRËSIT PËR 2 TAVA ME DIAMETËR 32 CM:

350 g miell tipi 00

250 g miell semola i bluar imët

390 ml ujë

10 g kripë e imët (1 lugë gjelle kripë)

1 lugë e vogël sheqer

1 patate e zier (150 g e peshuar e pazier)

e qëruar dhe e shtypur sa është akoma

e nxehtë

12 g maja birre e freskët

vaj ulliri ekstra i virgjër

ullinj, domate të vogla

PËRGATITJA:

Brumi është mirë të përgatitet në makinë buke, robot kuzhine ose dhe me dorë, por do t’ju lodhë pak.

1 Në një tas tretim majanë me pak ujë (e marrim nga sasia që kemi) dhe sheqerin. E përziejmë mirë me lugë që të

tretet dhe e lëmë të pushojë 5 minuta.

2 Në makinën e bukës ose në një tepsi hedhim miellrat, pataten, majanë e tretur dhe ujin. Pasi t’i përziejmë të gjitha shtojmë vajin, kripën dhe e lëmë brumin në makinën e bukës të punohet për 15 minuta (ose me dorë në tavolinë apo tepsi)

2 Lyejmë tavën e furrës me 2 lugë vaj ulliri, ndajmë brumin në dy topa dhe i vëmë në tavë. Fusim tavën në furrën e

fikur, ku ndezim vetëm dritën dhe e lëmë të fryhet për 1.5/2 orë.

3 Pas kësaj kohe ndezim furrën në temperature 200°C, e punojmë brumin për 1 minutë me dorë, me delikatesë, dhe

më pas hapim me dorë secilin top brumi në tavë të rrumbullakët. Vendosim sipër ullinj dhe domate, e spërkatim me 4 lugë vaj ulliri (ose edhe më shumë po patët dëshirë) kripë e rigon dhe e vëmë të piqet

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat