Nuk do të ketë më patate të skuqura! Ndryshimi klimatik rrezikon kultivimin e patateve

Ushqime

Nuk do të ketë më patate të skuqura! Ndryshimi klimatik rrezikon kultivimin e patateve

Më: 14 prill 2021 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Shkencëtarët po përpiqen të krijojnë një patate hibrid që është rezistent ndaj ndryshimeve klimatike.

Teksa niveli i deteve po rritet, thatësira po mbulon botën, dhe zjarret natyrale po djegin pyjet, ky mot ekstrem po shkatërron me një ritëm në rritje botën tonë.

Mirëpo nuk është çudi të ketë edhe mungesa të ushqimit të kultivuar, sepse shumë pemë, perime dhe drithëra nuk janë rezistente ndaj këtyre ndryshimeve në klimë.

Një prej ushqimeve më të rrezikuara janë patatet, të cilat veçse ka filluar të kenë vështirësi në prodhim si shkak i kushteve atmosferike të ndryshueshme.

Epo, bëhuni gati të iu thoni lamtumirë patateve të skuqura nëse kjo vazhdon për më gjatë!

Patatet varen shumë nga uji i mjaftueshëm dhe temperatura mesatare. Ndryshimet klimatike që po e bëjnë motin shumë ekstrem nuk janë aspak të përshtatshme për kultivim të patates.

Në SHBA, nga në vitin 2018 prodhimi ra për 30% në krahasim me disa dekada më parë.

Edhe pse temperaturat mund të duket se nuk janë shumë në ngritje, në fakt janë, sepse temperatura mesatare e korrikut tani është 2 gradë më e lartë se në vitin 1990.

Kjo rritje në temperatura është duke u ngritur me shkallë të përshpejtuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat