Rizoto me perime dhe djath të freskët; Receta për një drekë të shpejtë dhe të shijshme

Ushqime

Rizoto me perime dhe djath të freskët; Receta për një drekë të shpejtë dhe të shijshme

Më: 25 prill 2021 Në ora: 17:23
Foto ilustrim

Rizotoja mund të bëhet me gjithëfarë përbërësish, por me djathë të freskët dhie është më e lehta dhe më e thjeshta për t’u përgatitur ! nëse nuk e kishit provuar më parë këtë recetë, Lind Fishta e sjell për të gjithë lexuesit e Living

Përbërësit për 4 persona:

500g oriz Carnaroli •150g djathë dhie i freskët • 1 Scalogne ose pjesa e bardhë e një qepe të njomë • 1 gotë verë e bardhë • 2 lugë vaj ulliri • lëng perimesh i valuar ose ujë • kripë • 1 spec i kuq

Përgatitja:

Scalogne-n e grirë imët e skuqim me pak vaj në një tenxhere. Hedhim orizin dhe pasi e skuqim për pak minuta, e shuajmë me verë të bardhë. Kur vera të avullojë, shtojmë lëng perimesh ose ujë të valuar here pas here derisa orizi të ziejë.

Specin e kuq, të prerë në formë zhulien (në shirita të gjatë e të hollë), e skuqim në një tigan me pak vaj ulliri dhe kripë. Kur orizi të ziejë plotësisht, e rregullojmë për kripë dhe e përziejmë me djathin e dhisë. E shërbejmë me feta speci të kuq të skuqur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat