Mish pule i shijshëm në salcë spinaqi dhe limon! Gatim çfarë nuk e keni provuar më parë

Ushqime

Mish pule i shijshëm në salcë spinaqi dhe limon! Gatim çfarë nuk e keni provuar më parë

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 16:52
Foto ilustrim

Një darkë e pazakontë në të cilën shijet përzihen dhe shkrihen në gojën tuaj

Përbërësit:

– 4 kofshë më të mëdha me kaçikë,
– 200-300 gramë spinaq të freskët,
– 200 ml ajkë për gatim,
– 200 ml lëng mishi pule ose 1 kub për supë,
– 200 ml ujë,
– lëng i një limoni,
– 50 gramë parmezan,
– kripë,
– piper,
– hudhër sipas shijes.

Përgatitja:

Ndezim furrën të ngrohet në 250 gradë dhe vendosim grilën afërsisht në mes të furrës.

Kofshët i ndajmë nga kaçikët, i hedhim kripë dhe piper sipas shijes dhe në vaj të nxehtë i fërgojmë 4 deri 5 minuta nga të gjitha anët, derisa të krijojnë kore.

E kalojmë mishin e pulës në një enë ose enë pjekjeje të përshtatshme rezistente ndaj zjarrit dhe yndyrës së mbetur nga pula shtoni spinaqin e freskët të prerë në petë dhe, duke e trazuar, e ziejmë 4 deri në 5 minuta.

Më pas shtojmë në spinaq kosin e gatimit, lëngun e pulës, parmixhanin e grirë dhe lëngun e limonit.

Me përzierje të herëpashershme, ziejmë salcën në zjarr mesatar për rreth 10 minuta, derisa lëngu i tepërt të avullojë.

Hedhim salcën mbi mishin e pulës dhe e pjekim në 180 gradë për 30 deri në 40 minuta. E shërbejmë të ngrohtë, me pure patatesh.

Ju bëftë mirë! 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat