Biskota me limon; Të shkrifëta e të bukura

Ushqime

Biskota me limon; Të shkrifëta e të bukura

Më: 9 janar 2022 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Receta me pesë yje për biskotat që do të shoqërojnë çajin tuaj, duke i dhënë atij më shumë shije, nga redaktorja jonë e kuzhinës, Linda Fishta.

Përbërësit: 250g miell ● 125g gjalpë i butë në temperaturë ambienti ● 125g sheqer ● 1 vezë ● lëkura 2 limonëve e grirë në rende

Për glasenë sipër: 1 e bardhë vezë ● 220g sheqer pluhur + 3 lugë kafeje lëng limoni ● fëstëkë pluhur për zbukurim
Përgatitja: Ndezim furrën në 180°.

1.Në robot përziejmë gjalpin me sheqerin derisa të bëhen si krem, shtojmë vezën, miellin dhe lëkurat e limonëve duke i përzier pa ndaluar. Hapim brumin me petës, u japim biskotave formën që dëshirojmë dhe i vendosim te tava e furrës, e veshur më parë me letër furre. I pjekim për 10-12 minuta.
2.Lëmë biskotat të ftohen dhe ndërkohë përgatisim glasenë: rrahim me rrahësin elektrik të bardhën e vezës me sheqerin, derisa të bëhen si krem homogjen, shtojmë lëngun e limonit dhe e rrahim akoma. Rezultati duhet të jetë një krem jo si borë e ngrirë. Lyejmë biskotat me krem dhe i spërkasim sipër me fëstëkë pluhur ose fëstëkë në thërrime. Glaseja ngrin në ambient me kalimin e kohës, prandaj nëse nuk do ta përdorni në moment, ruajeni në një tas të mbuluar me letër plastike në kontakt direkt me të.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat