Tri gatime super të shijshme që mund të bësh me purenë e kungullit!

Ushqime

Tri gatime super të shijshme që mund të bësh me purenë e kungullit!

Më: 10 mars 2022 Në ora: 22:59
Ilustrim

Kungulli është fruti i vjeshtës. Ushqimi ideal për të ngrënë në këtë kohë dhe që është shumë i mirë për organizmin, pasi ka vlera ushqyese. 

Për mëngjes!

Disa lugë pure kungulli mund të bëjnë një mëngjes të lehtë dhe të shijshëm. Pikërisht ajo që duhet tani që është ftohtë.

-Përziejeni purenë e kungullit me bollgurin, pak kanellë, arrëmyshk dhe sheqer kaf.

-Bëni petulla. Kungullin e konservuar shtojeni te receta juaj e preferuar e petullave. Shtoni erëzat që doni dhe pak shurup panje.

-Bëni parfe! Hidhni pak kos, granola krokante dhe purenë e kungullit për një mëngjes të thjeshtë.

-Bëni bashkë çdo gjë që ka mbetur nga kungulli, hidhni pak krem djathi për të lyer gjevrekun që do të hani për mëngjes.

- Mund të bëni edhe pije me të!

Latte kungulli: Po po, mund të bëni latte kungulli në shtëpi. Purenë e kungullit që ju ka mbetur, hidheni në një tas, shtoni kanellë, xhenxhefil dhe arrëmyshk.

Milkshake: Përzini bashkë akulloren me vaniljen, qumështin, kungullin dhe erëzat tuaja të preferuara për një milkshake vjeshte.

Smoothie: Kungulli ka shumë përfitime shëndetësore (është burim i shkëlqyeshëm i vitaminave A dhe C). Shtoni disa lugë pure kungulli në smoothie-n tuaj.

Ëmbëlsira, shija e shtëpisë!

Jo çdo ëmbëlsirë kërkon kungull. Por ama ato që i bëjmë, janë me shije që ç’t’ju themi. Ja disa receta për ata që duan të ëmbëlsohen me shije vjeshte!

Biskota: Shumica e recetave me kunguj, kërkojnë vetëm një sasi të vogël. Nëse ju ka mbetur pak kungull, provoni këto biskota me pak gjalpë të skuqur, topa kungulli dhe disa copa çokollate.

Kek kub, kungulli: Besojeni ose jo, ky lloj keku i vogël do më pak se një filxhan kungulli. Përdorni ato format që keni për të bërë kube me purenë e kungullit dhe futini të piqen. Lart mund t’i shoqëroni me pak krem djathi, pana ëmbëlsirë apo cfarëdo kremi që doni.

Mund të bëni bukë dhe kifle. Ashtu si ajo e bananes, pureja i kungullit e bën më të shkrifët dhe i jep një superaromë bukës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat