Strudel pa gjalpë e sheqer për të mos u ndier në 'faj'

Ushqime

Strudel pa gjalpë e sheqer për të mos u ndier në 'faj'

Më: 27 mars 2022 Në ora: 14:00
Foto ilustrim

Përbërësit:

160 g miell
1 vezë
2 lugë vaj ulliri
3-4 luge uje ( sa te kemi nje brume te butë)
një majë thike kripë e sheqer

Mbushja:
2 mollë mesatare
2-3 grushta rrush i thatë
1-2 grushta arra të qeruara ne thërrime
1 luge e vogel gjalpe i tretur per ta lyer sipër.
2-3 luge afersisht galete( buke e thekur e grirë)
Pak kanelle sipas deshires

Pergatitja: ndezim furren ne 180 gradë C
Ne nje tas perziejme me pirun te gjithe perberesit sa te kemi nje brumë të butë dhe pasi ta punojmë pak me dore e mbulojme dhe e lëmë te pushoje nja 10 minuta.
Ndërkohë veme rrushin të hidratohet ne uje te vakët, qërojmë mollët dhe i presim ne copa te vogla e te holla dhe i sperkasim me kanelle.

Pas kësaj kohe hapim brumin si pete te holle 30x40 cm.
E vendosim te tava me leter furre, shperndajme galeten, mollët, rrushin të shtrydhur mirë me dore e të tharë me leter kuzhine dhe se fundi arrat.

E mbyllim strudelin ( shikon foton) e lyejmë me pak gjalpe me furçe dhe e pjekim per 40/45 min afersisht.
Kur ta nxjerrim e lyejme përsëri me furcë me pak gjalpë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat