Ushqimet që duhet të konsumoni kur keni ndjesinë e bezdisshme të fryrjes!

Ushqime

Ushqimet që duhet të konsumoni kur keni ndjesinë e bezdisshme të fryrjes!

Më: 15 maj 2022 Në ora: 07:00
Foto ilustrim

Të gjithëve na kanë ndodhur të shohim një fryrje të barkut pas abuzimit me ushqimit dhe të na duket sikur, papritur, të lëvizësh është e vështirë. Herën tjetër që ju ndodh kjo, përpiquni të konsumoni ushqimet e mëposhtme:

Avokado

Këto fruta në formë dardhe (po, janë fruta) janë të mbushura me kalium. Trupi juaj ka nevojë për kalium për të menaxhuar nivelet e natriumit, i cili nga ana tjetër kontrollon sasinë e ujit në trup. Sa më mirë të funksionojë ai sistem, aq më pak fryrje do të keni.

Bananet

Bananet japin një "grusht" kaliumi. Një studim tregoi se gratë që hanin një banane para çdo vakti fryheshin më pak se ato që nuk hanin. Ekspertët mendojnë se ato ndihmojnë në qetësimin e prodhimit të gazit në bark.

Selino

Shtrydhni pak selino për ta vendosur sistemin tretës në lëvizje. Selinoja ofron gjithashtu flavonoidë (molekula të vogla bimore) që reduktojnë inflamacionin në trup.

Shafran i Indisë (turmerik)

Disa studime tregojnë se turmeriku ndihmon në heqjen e ndjesisë së fryrjes dhe rregullon tretjen.

Mente

Kapsulat e mentes mund të ndihmojnë në relaksimin e muskujve në sistemin tuaj të tretjes. Kjo lehtëson fryrjen e stomakut. Çaji i mentes mund të ketë të njëjtin efekt qetësues.

Xhenxhefil (ginger)

Xhenxhefili ndihmon tretjen dhe ndihmon stomakun të zbrazet më shpejt, gjë që parandalon fryrjen.

Asparagus

Asparagu është një burim i mirë i inulinës, një fibër e patretshme që ushqen bakteret e mira në zorrë dhe ju ndihmon të mos ndiheni të fryrë.

Kopër

Kjo perime me rrënjë dhe farat e saj kanë një përbërje që relakson spazmat në traktin tuaj gastrointestinal. Me më pak spazma, gazi mund të kalojë më lehtë nëpër zorrë, kështu që nuk krijohet fryrja.

Domate

Një dietë që përfshin domate do t'ju ngarkojë me likopen, një antioksidant që vepron si një anti-inflamator në të gjithë trupin tuaj. Domatet janë gjithashtu plot me kalium, i cili ul nivelet e natriumit që shkakton fryrje.

Kefir

Disa studime thonë se pirja e kefirit, një pije e fermentuar si kos, largon gazrat e stomakut deri në 70%. Kefiri ndihmon në zbërthimin e sheqerit në qumësht që mund të çojë në fryrje dhe dhimbje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat