​Frutat që ndihmojnë të mbani trurin tuaj të kthjelltë

Ushqime

​Frutat që ndihmojnë të mbani trurin tuaj të kthjelltë

Më: 30 maj 2022 Në ora: 23:31
Foto ilustrim

Ushqimi mund të ndikojë në trurin tuaj me kalimin e kohës dhe të rrisë rrezikun e çrregullimeve.

Një studim i ri zbulon se boronicat mund të ndihmojnë në mbajtjen e trurit të kthjelltë dhe të aftë ndërsa plakeni.

Në një studim të botuar në revistën “Frontiers in Nutrition”, studiuesit ekzaminuan 60 të rritur të moshës 50-80 vjeç gjatë një periudhe 12-javore duke plotësuar disa nga planet e tyre dietike me pluhur boronicë.

Bazuar në vlerësimet njohëse të bëra para dhe pas atyre 12 javëve, u përcaktua se njerëzit që konsumuan pluhur boronicë kishin memorie episodike dhe funksionim nervor më të mirë.

Autori i studimit, David Vazoar, tha se, edhe pse rezultatet e këtij studimi janë premtuese, nuk është e qartë nëse fruta mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër sëmundjeve të rënda neurologjike, shkruan Eat This, Not That.

Përveç faktit që boronicat mund të jenë të mira për mendjen, ndryshimi më i mirë që mund të bëni për të qëndruar mendjemprehtë kur bëhet fjalë për zgjedhjet e ushqimit është të vëzhgoni dietën tuaj në tërësi. Rekomandohet të konsumoni disa porcione frutash në ditë, veçanërisht manaferrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat