Arrat mund t’iu ndihmojnë të keni lëkurë më të pastër

Ushqime

Arrat mund t’iu ndihmojnë të keni lëkurë më të pastër

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 18:33
Foto ilustrim

Ajo që hamë luan rolin e saj në pamjen dhe ndjesinë e lëkurës sonë dhe kjo është arsyeja pse ekspertët kërkojnë kujdes në ushqim për kujdesin e lëkurës.

Sipas ekspertëve, për të pasur lëkurë më të mirë duhet të ushqeheni shëndetshëm dhe sipas tyre, arrat e farat janë të pasura me acide yndyrore, të cilat janë të mira për lëkurën dhe flokët, shkruan Indianexpress.

Ekspertët gjithashtu kanë thënë se për të pasur lëkurë të mirë duhet të shmangni sheqerin dhe të zvogëloni kripën.

Jo ushqimit të skuqur dhe të pjekur. Mënyra se si përgatitet ushqimi është gjithashtu një faktor i rëndësishëm kontribues për vlerën e fundit ushqyese. Preferohet gatimi i ushqimit në temperaturë të ulët.

Sipas ekspertëve, hidratimi është çelësi dhe dermatologët theksojnë rëndësinë e pirjes së një sasie të mjaftueshme uji për ta mbajtur lëkurën të hidratuar dhe të butë.

Për më tepër, një dietë e pasur me antioksidantë, që gjenden në fruta dhe perime, mund të mbrojë lëkurën nga stresi oksidativ dhe të promovojë një pamje rinore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat