Është shumë e lehtë të përgatitet ky desert i vjetër të cilin gjyshet tona e kanë adhuruar
Nuk ka asgjë më bukur se rahat-llokumi shtëpiak i cili shkrihet në gojë.
Nevojiten:
– 380 ml ujë;
– 300 g sheqer;
– 250 ml lëng portokalli;
– 140 g nisheste;
– 3 lugë lëng limoni, për t’i qitur sipër;
– 3 lugë nisheste;
– 1 lugë sheqer.
Përgatitja:
Përzieni ujin, lëngun e portokallit dhe sheqerin dhe shtoni nishestenë.
Të gjitha qitni në pllakë shporeti dhe vazhdimisht përzieni derisa të gjitha të dendësohen në formë pudingu.
Masën hiqeni nga pllaka dhe shtoni 3 lugë lëng limoni dhe të gjitha përzieni mirë. Pastaj qitni në një tepsi rezistuese ndaj zjarrit dhe lini të ftohen.
Kur të ftohen, pritni në kube dhe rrotulloni çdo kub në kombinimin e amidonit dhe sheqerit.
Shijojini.