Ka një mënyë si të hash karbohidrate pa shtuar peshë, sipas ekspertëve

Ushqime

Ka një mënyë si të hash karbohidrate pa shtuar peshë, sipas ekspertëve

Më: 2 prill 2024 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Një mjek dhe një nutricionist tregojnë sekretin se si mund të hash karbohidrate pa fituar peshë dhe duke shmangur efektet e tjera anësore që lidhen me konsumimin e tyre. Ka kohë që po qarkullojnë disa teori që flasin për kombinimin e karbohidrateve me të tjerë përbërës që kontrollojnë rritjen e glukozës në gjak, e cila sipas biokimistes franceze, Jessie Inchauspé prek 80% të popullisë në botë.

Për të sqaruar këtë detaj, duhet theksuar se rritja e glukozës në vetvete nuk shkakton shtim në peshë, por ky proces sjell një zinxhir reagimesh në trup që çojnë në rritjen e peshës. 

Por si mund të shmanget ky zinxhir që përveç shtimit në peshë na sjell edhe shumë probleme me shëndetin në një periudhë më afatgjatë?

Ekspertët sugjerojnë që karbohidratet të konsumohen bashkë me proteina, fruta dhe yndyrna që të ngadalësohet përthithja e glukozës. Për shembull, nëse bukës i shtohet proshutë, efekti nuk do jetë i njëjtë në trup. Teknika rekomandohet edhe nga Dr. Odile Fernández, në librin “Hábitos que te salvarán la vida” (“Zakone që do të të shpëtojnë jetën”).

Sipas saj, të hash fruta esëll, apo pasta vetëm me domate, do ta çojnë glukozën në maksimum, ndaj sugjeron:

- Haji frutat si ëmbëlsira në stomak plot. Nëse i ha si vakte të mesme, kombinoji me fruta të thata dhe kos. Sugjerohen banane, mango dhe pjepër për konsumim më të shpeshtë.

- Pastat duhen ngrënë me perime dhe proteina, për shembull me karkaleca apo fileto pule. Mund të zëvendësosh pastat me quinoa dhe ta shoqërosh me salmon ose avokado dhe djathë, apo sojë.

- Bukën zgjidhe të zezë dhe haje me vajë ulliri, shoqëruar me domate, vezë, humus, krem djathi ose gjalpë kikiriku.

Një mënyrë tjetër për të “fshehur” karbohidratet është të fillosh vaktin duke ngrënë perime ose sallata para vaktit normal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat