Orizi renditet mes drithrave që i sjell shumë të mira shëndetit tonë. Mes shumë studimesh për përbërësit e tij, ekziston edhe një i realizuar duke vëzhguar dietën e personave që jetojnë në Okinawa, ku ka më shumë 100-vjeçarë se kudo tjetër.
Personat që jetojnë aty hanë shumë oriz, peshk të freskët, fruta, perime dhe legume çdo ditë. Po ashtu, ata pinë çaj jeshil.
Dietologët thonë se dietat që sugjerojnë konsumin e ulët të orizit ose heqjen e plotë të tij, nuk duhen marrë për bazë. Sugjerohet gjithsesi që nuk duhet tepruar me konsumimin e tij.
Mes sugjerimeve që vijnë nga studiesit, hyn edhe orizi i zi apo i kuq, po ashtu dhe ai kaf që e kemi akoma më shumë të aksesueshëm.
Studiuesit thonë se oriz mund të hash çdo ditë, sidomos nëse është një nga të lartpërmendurit, por jo në sasi shumë të mëdha dhe sigurisht, i kombinuar me ushqime të tjera.
Po cilat janë të mirat e orizit?
-Mund të ruash peshën nëse ke dashur dhe ke humbur ca kile
-Mbron ndaj sëmundjeve kronike
-Është një fuqizues natyral me energji
-Tretet lehtësisht
-Hyn te drithërat pa gluten