3 gjërat që duhet të bëni sa herë ju ndërpritet oreksi nga stresi

Ushqime

3 gjërat që duhet të bëni sa herë ju ndërpritet oreksi nga stresi

Më: 20 prill 2024 Në ora: 21:46
Foto ilustrim

Sa herë që shqetësohemi për një problem të caktuar në familje, një sfidë me fëmijët në shkollë, përmbushja e afatit për një projekt të caktuar në punë apo një dramë miqësie, e keni vënë re se ndjeni një shqetësim të vogël në stomak.

Kjo mund të jetë gjendje ankthi, e cila bëhet edhe më gjithëpërfshirëse duke ndikuar direkt jo vetëm në gjendjen tuaj mendore dhe fizike, por edhe në pjesën e oreksit.

“Ndikimi i stresit në oreks është shumë i ndërlikuar dhe ndryshon nga njëri tek tjetri person,” thotë psikologia Christina Gentile. Kryesisht ndikimi është frenues, pra ndërprerje e oreksit dhe në raste më të rënda marrje mendsh, dhimbje dhe shqetësime në stomak.

Por, çfarë duhet të bëni në këtë rast? Ja tre këshilla të vlefshme për ju!

#1 Përpara se të hani diçka, qetësoni nervat me një ushtrim frymëmarrjeje

Arsyeja kryesore që stresi afatshkurtër mund të jetë “vrasës” i oreksit është se në këtë gjendje aktivizohet sistemin nervor simpatik, i cili ndërpret oreksin dhe ngadalëson tretjen. Për ta qetësuar veten, bëni një frymëmarrje të thellë që ndihmon në lehtësimin e gjendjes.

#2 Konsumoni gjëra të gatshme

Kur jeni në situatë stresi apo nervash të tensionuara, sigurisht që të gatuarit është gjëja e fundit që mund t’ju shkojë ndërmend.

Ndaj, mbajtja e ushqimeve të gatshme, si kos, fruta të freskëta, drithra, perime apo gjalë kikiriku janë të gjitha alternative të mira për të “thyer” pak oreksin sa herë që jeni të stresuar.  

#3 Hiqni dorë nga çdo kontakt me botën virtuale

Çfarëdo vakti që të zgjidhni për të konsumuar, edhe pse jeni nën presionin e stresit, fikni çdo pajisje elektronike, iPad, kompjuter apo telefon dhe thjesht shmangni tundimin për të shijuar pa vetëdije një ushqim, teksa “harroheni” virutalisht në punët tuaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat