Le ta pranojmë: Mes orareve të ngarkuara të punës, takimeve me miqtë në fundjavë, punët në shtëpi apo angazhimit me fëmijët, të gjitha këto e bëjnë gati sfiduese ndjekjen e një diete të shëndetshme. Por, fatmirësisht ushqimet e shëndetshme mund t’ju ndihmojnë të arrini qëllimet e shëndetit të mirë, pa hequr dorë nga recetat që ju pëlqejnë. Duket se janë disa truke që vërtet funksionojnë dhe që vlejnë për gratë mbi 50 vjeç që duan të ruajnë të njëjtën peshë, ose të paktën të mos shtojnë kilogramë të tjerë.
#1 Përcaktoni shkaktarët e urisë suaj
Dëshirat gjithmonë fitojnë! Dietologia Alyssa Wilson thotë se duhet të identifikoni motivet që qëndrojnë pas dëshirës për të ngrënë. A jeni vërtet të uritura, apo të dehidratuara? Hani nga stresi apo nga emocionet etj. Gjetja e arsyeve ka shumë rëndësi.
#2 Vendosni synime të qarta
Të jeni specifikë në objektivat tuaj do të thotë të keni synime të përcaktuara në kohë. Arritja më e vogël në këtë mision do t’ju ndihmojnë t’i ktheni këto truke në zakone të përvetësuara për një kohë të gjatë.
#3 Rrini me njerëz që kanë objektiva të ngjashme me tuajat
Nëse doni të hani shëndetshëm, por familja juaj po ha pica për darkë, është normale që të mos ndiheni rehat, sidomos kur ju duhet të hani një sallatë apo një biftek. Një nga këshillat më të mira në aspektin e ushqyerjes nga ekspertët është të kaloni më shumë kohë me miq dhe njerëz që kanë qasje të njëjtën me tuajën.
#4 Shtoni vakte të shëndetshme
Shumë gra mendojnë se dobësimi vjen me heqjen dorë nga ushqimi dhe pijet e ndryshme. Në fakt, përveç zvogëlimit të porcioneve, shtimi i një apo dy vakteve të shëndetshme me perime në ditë shton sasinë e fibrave dhe shëndetin e mirë të zorrëve në organizëm.
#5 Sa më shumë erëza
Mendoni se ushqim i shëndetshëm do të thotë ushqim pa shije? Në fakt, jo! Salcat apo erëzat janë një mënyrë e mirë e të ushqyerit shëndetshëm. Shtimi i erëzave të ndryshme ka veti përmirësuese në aspektin e tretjes dhe forcimin e imunitetit.
#6 Sigurohuni që të ushqeheni përpara se të bëni pazar në supermarket
Zgjedhja më e mirë është që të ushqeheni përpara se të shkoni të bëni blerje në dyqan, sepse vetëm kështu do të bëni blerje më racionale dhe do i përmbaheni më mirë listës ushqimore që keni bërë gati.