Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

Ushqime

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

Më: 18 maj 2024 Në ora: 14:01
Foto ilustrim

E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë? Besojmë se e keni sfiduar veten deri në atë pikë sa të përpiqeni të funksiononi me stomakun bosh, por kjo duket kaq e vështirë sepse pa vlerat e duhura ushqimore, truri nuk funksionon dot dhe kësisoj nuk jep dot komandat për çdo gjymtyrë apo funksion të trupit.

Një nga mënyrat më të mira për të investuar në shëndetin e mirë të trurit, për të parandaluar demencën dhe rënien e aftësive njohëse është një dietë e pasur plot vlera ushqyese, kripëra dhe minerale.

Cilat janë ushqimet më të mira për shëndetin e trurit?

-Peshku i yndyrshëm

Studimet kanë treguar se ngrënia e vetëm një vakti ushqim deti në javë lidhet me një rrezik më të ulët të Alzheimerit dhe demencës. Truri ynë përbëhet kryesisht nga acide yndyrore omega-3, kështu që bën sens fakti që ushqimet që përmbajnë këto yndyrna të ndihmojnë në mbështetjen e shëndetit të trurit.

-Vezët

Kolina është një nga përbërësit kryesor që ka rol në shëndetin e trurit. Një nga burimet më të mira dietike të kolinës është veza. Një vezë e madhe ka 150 miligramë kolinë, rreth 25% të kërkesës ditore për burrat dhe 35% për femrat.

-Arrat

Studimet kanë zbuluar se ngrënia e arrave lidhet me përmirësimin e funksionit njohës dhe kujtesës në grupet e njerëzve me rrezik të lartë për dëmtime të këtyre aftësive, si edhe shëndetin e trurit. Arra është shumë e mirë edhe për reduktimin e rrezikut për sëmundje të tjera si ato kardiovaskulare ose diabeti i tipit 2.

-Manaferrat

Të pasura me anti-oksidantë dhe polifenole, manaferrat përmbajnë disa përbërës që luftojnë sëmundjet. Hulumtimet kanë zbuluar se ngrënia e manave ka një efekt mbrojtës kundër sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit dhe Alzheimerit.

-Kumbullat e thata

Kumbullat e thata janë të pasura me kalium, ndërsa janë një burim i vitaminës B6 dhe bakrit, të gjithë mikronutrientët që ndikojnë në funksionimin normal të sistemit nervor.

-Agrumet

Të gjitha llojet e agrumeve, përfshirë edhe ato që hahen me lëkurë kanë disa përbërës që mbrojnë qelizat nervore të  trurit dhe nxisin vetitë anti-inflamatore në tërësi. Agrumet e tillë si mandarina, portokalli apo rrushi janë në krye të listës.

-Pluhuri i kakaos dhe çokollata e zezë

Kokrrat e kakaos janë të pasura me flavanole, të cilat ndihmojnë në luftimin e inflamacionit në trup dhe mund të rrisin rrjedhjen e gjakut në tru.

-Vaji i ullirit ekstra i virgjër

Si elementi kryesor i dietës mesdhetare, vaji i ullirit ekstra i virgjër është i pasur me polifenole dhe vitaminë E. Një studim i vitit 2023 i kryer në “Harvard T.H. Chan School of Public Health” zbuloi se konsumimi ditor i më shumë se gjysmë luge gjelle vaj kishte një rrezik 28% më të ulët të vdekjes nga sëmundjet që lidhen me trurin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat